Life StyleTë fundit

Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilenës

Ndodh shpesh që miqësitë të prishen dhe urat e komunikimet të bien, megjithatë duhet që gjithmonë dikush të marrë hapin e parë për t’i rilidhur ato.

Duket se në raportin Arilena Ara-Alketa Vejsiu, ka qenë Alketa ajo që ka hedhur hapin e parë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ajo dhe Arilena shfaqen të përqafuara, Alketa i ka kërkuar ndjesë dhe shpreh pritshmëritë për projekte sëbashku në të ardhmen.

Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilenës siç di ajo, me klas!

Bëhet fjalë për një video nga viti 2013 kur Arilena ishte pjesë e “X Factor”. Në momentin e shkëputur Arilena vrapon e emocionuar drejt Alketës dhe e përqafon.

Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilenës siç di ajo, me klas!

”Një përqafim sa 1 mijë fjalë. Arilena më fal. Mezi po pres të bëjmë gjëra të bukura sëbashku”, shkruan në dedikimin e saj Alketa Vejsiu.

Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilenës siç di ajo, me klas!

Nuk është gjë e vogël të kapërcesh hatërmbetjet dhe të dish të kërkosh ndjesë, dhe duket se Alketa e ka bërë më së miri këtë gjë. Ajo ka dhuruar nëpërmjet postimit pikërisht atë që shpesh na mungon: një përqafim. Alketa hodhi hapin e parë në emër të dashurisë dhe miqësisë, duke dhënë kështu një mesazh të bukur dhe të ndjerë për të gjithë ne. Dhe këtë e ka siç di vetëm ajo, me klas.

 

Fraksion.com