AktualitetLife StyleTë fundit

“Si t’i bëja sa më shumë përshtypje”; Floriana Garo rrëfen takimin e parë me Berishën: Unë kam qenë nervoze dhe e emocionuar

Floriana Garo ka ardhur në një rrëfim ndryshe për News24 ku ka folur për planet e pushimeve verore me familjen, raportin me vjehrrën dhe se si e ka ndryshuar angazhimi në politik jetën e saj.

Për moderatoren e emisionit ‘Fitstation’ Çenkuela Hasa, Garo zbuloi se çfarë i tha lideri historik i PD-së, Sali Berisha në takimin e parë.

“Ka qenë një takim mbresëlënës. Unë kam qenë nervoze dhe e emocionuar sepse nuk dija se si t’i bëja sa më shumë përshtypje. Jam përpjekur të jem vetvetja por sigurisht biseda nuk ka qenë aq e lirshme. Por ai është munduar që biseda të jetë sa e më e natyrshme, sepse ai i tillë është i drejtpërdrejtë. Shpesh herë është keqkuptuar duke shfaqur një hije më të rëndë për njerëzit, por po të shikosh më thellë zoti Berisha është shumë i ngrohtë dhe i drejtpërdrejtë”- u shpreh Garo.

 

Fraksion.com