AktualitetBota+Të fundit

Ukraina fundos rimorkiatorin rus në Detin e Zi

Ushtria ukrainase thotë se ka fundosur një rimorkiator rus në Detin e Zi teksa ka qënë në rrugën e tij për të rifurnizuar forcat okupuese në ishullin e rëndësishëm strategjik të Gjarpërinjve.

Rimorkiatori i Flotës së Detit të Zi “Vasiliy Bekh” u godit në Detin e Zi gjatë transportit të municioneve, armëve dhe personelit të Flotës së Detit të Zi në ishullin e gjarpërinjve,” tha Marina e Ukrainës përmes kanalit të saj zyrtar Telegram të premten.

Marina pretendoi se rimorkiatori kishte një sistem raketash anti-ajrore “TOR” në bord.

Sipas faqes së internetit Marine Traffic, anija u largua nga Sevastapol, në Krime, të martën mbrëma.

 

Fraksion.com