AktualitetTë fundit

“Trafikantët më helmuan kalin. Ndihem i kërcënuar”; Fermeri: Një deputet mbron parcelat e drogës

Ky është Nikolin Shqau një fermer në njësinë Shllak të bashkisë Vau i Dejës i cili pretendon se trafikantët e drogës i kanë helmuar pak ditë më parë kalin me të cilin lëvizte në mal.

Shqau pretendon se një deputet ka interesa që zona e Shllakut të mos zhvillohet sa i përket turizmit edhe pse ka potenciale të mëdha dhe se sipas këtij fermeri deputeti emrin e të cilit nuk e bën të ditur ka ndërhyrë për të mbrojtur parcelat e drogës.

Rruga nga Shkodra drejt njësisë Shllak e cila është e amortizuar, por edhe mungesa e energjisë elektrike sipas fermerit janë një shqetësim kryesor.

Fermeri tregon se cilat janë disa prej kërkesave të tij.

Nikolin Shqau pak vite më parë la Amerikën bashkë me familjen e tij dhe erdhi në Shkodër duke hapur disa biznese. Prej dy vitesh ka vendosur që të shkojë në zonën malore të Shllakut në Vaun e Dejës nga ka prejardhjen duke u munduar që të ndërtojë një bujtinë dhe një fermë kafshësh me qëllim për ta zhvilluar atë njësi sa i përket turizmit duke qenë se deri më tani është lënë në harresë.

 

Fraksion.com