Reforma Zgjedhore, Grida Duma: Do të kufizojmë ndërhyrjen e administratës në procesin zgjedhor
Anëtarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Grida Duma, gjatë fjalës së saj ditën e sotme u shpreh se qëllimi kryesor i saj si anëtare në këtë komision, është që të zbehë ndikimin dhe ndërhyrjet e administratës në proceset zgjedhore.
“Të dyja palët do të përpiqen të shkojnë në interesin e palëve politike. Nga ana tjetër kur themi në interes të qytetarëve besojmë se do të jetë në interesin e përfaqësimit politik të tyre. Në këtë tryezë ka njohës shumë të mirë te kodit dhe kjo na bën shpresëdhënës për një rezultat të mirë. Ne e dimë që problemi me zgjedhje nuk fillon e nuk mbaron tek kodi, prandaj po i drejtohem sot shqiptarëve. Ky komision do të bëje çdo gjë që është e mundur që të kufizojë përdorimin e administratës për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Nuk e di se sa do të mundemi, por do të mundohemi të mendojmë mbi palët.”- tha Duma.
Fraksion.com