AktualitetPolitikëTë fundit

Rama kryebashkiakëve: Po bashkëjetoni me thellimin e borxheve, duhet të rrisni performancën

Kryeministri i vendit Edi Rama është në një takim me kryebashkiakët e të gjitha qyteteve ditën e sotme, në kuadër të decentralizimit dhe performancës financiare të qeverisë vendore.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh mjaft i pakënaqur me të gjitha bashkitë në përgjithësi për të cilat tha se po bashkëjetojnë me borxhe dhe nuk po rrisin buxhetin e bashkisë me anë të të ardhurave nga tregu.

“Së pari në aspektin e detyrimeve të prapambetura, do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë në bazë të parametrave. Kjo është e domosdoshme sepse nuk mundët që akumulimi i borxheve të bëhet një rrugë edhe për vitet që kemi para.

Nga ana tjetër rritja e performancës së bashkive është një proiritet, por pa u forcuar disiplina financiare nuk rritet. Bashkitë duhet të shtojnë burimet financiare nga të ardhurat që vijnë nga tregu. Volumi i aktiviteteve që lidhin bashkitë me krijimin e të ardhurave jo buxhetore është afër zeros. Është e pamundur që ne akoma sot në nivel bashkiak nga Tirana e deri te bashka më e fundit nuk kemi asnjë aktivitet të pavarur që prodhon të ardhura duke filluar nga ndërtimi. Bashkitë kanë mundësi të ndërtojnë e të krijojnë shanse për njerëzit që kanë nevojë për ndërtim por edhe të fitojnë të ardhura. Nuk ka asnjë kompani që ndërton për strehim. Nuk ka pse oportunitete që janë për tu shfrytëzuar të mos shfrytëzohen nga sektori bashkiak. Rolin e zhvilluesit e luajnë shumë investitorë që nuk kanë kompani ndërtimi, çfarë i pengon bashkitë që ta bëjnë këtë gjë?

Sa janë tregjet bujqësore me pjesëmarrje bashkiake? Sa janë pikat e grumbullimit të prodhimit dhe të shpërndarjes? Sa nga ju e kanë shfrytëzuar fondin për bujqësinë?Pse duhet të ballafaqohemi me mangësi për ujë në kushtet kur bashkitë nuk bëjnë detyrën por bashkëjetojnë me thellimin e borxheve dhe abuzimin në emër të komfortit elektoral?”

 

Fraksion.com