Rama: Jua marrim bashkinë në administrim nëse nuk ndryshoni
Kryeministri Rama paralajmëroi se do t’i marrë nën administrim bashkitë që nuk ndryshojnë situatën e rëndë financiare në të cilën ndodhen.
“Një gjë që ministrja nuk e tha, mbase donte të ma linte mua. Mua mi lënë lajmet e kqëiaj. Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve në raport me disiplinën financiare. Do t’ua marrim bashkinë në administrim. Sicc ndodh në të gjithë botën.
Ne nuk po kërkojmë diçka që nuk bëhet, që kërkon dhimbje të papërballueshme. Po kërkojmë disiplinë. Bashkitë duhet të organizojnë aktivitetin e tyre ekonomik dhe financiar fitimprurës. Është absolutisht i mundur, kërkon vetëm vullnet dhe vizion”, tha Rama.
Fraksion.com