AktualitetPolitikëTë fundit

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Të gjejmë pika të përbashkëta kompromisi. Debatet politike t’i bëjnë partitë, i drejtohemi ndërkombëtarëve për…

Nis punën zyrtarisht punën Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Mbledhja e parë do të sjellë konstituimin e këtij Komisioni, teksa janë 18 deputetë që do të jenë anëtarë të tij.

Bashkëkryetari i Komisionit, deputeti i PS Damian Gjiknuri sugjeroi që debatet politike t’iu lihen partive politike teksa ka prezantuar dhe rendin e ditës.

“Duhet të gjejmë pika të përbashkëta kompromisi për rekomandimet e ODIHR. Ne nuk kemi mundur t’i adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kemi disa rekomandime të reja që vijnë nga zgjedhjet e 2021. Palët mund të diskutojnë dhe për çështje të tjera që mund të dalin. Do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Janë disa vendime për të marrë sot që unë i propozoj. Do kërkojmë ekspertizën e OSBE/ODIHR.

Në vendimin e Kuvendit është shkruar që ne do kërkojmë mbështetje dhe nga organizma të tjerë, ambasada e SHBA, E BE. Këshilli i Europës, të cilëve do iu drejtohem me një letër. Shpresojmë që këtë komision ta drejtojmë pa debate. Debatet politike tua lëmë parive politike. Ligji zgjedhor është një ligj që reflekton vullnete politike.

Rendi i ditës: Kërkimin zyrtarisht të asistencës nga të gjithë organizmat, lejimin për t’iu drejtuar zyrtarisht organizmave, përcaktimin e numrit të ekspertëve dhe ekspertët do të na sjellin rekomandimet, një program pune”, deklaroi Gjiknuri.

Komisioni i reformës zgjedhore përbëhet nga 18 anëtarë, ku mazhoranca socialiste do të ketë 9 anëtarë, PD-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.

PS ka caktuar si bashkëkryetar Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ndërsa opozita i është përgjigjur në këtë pozicion me kreu e grupit, Enkelejd Alibeaj. Lista e anëtarëve të këtij komisioni nga maxhoranca përbëhet nga Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi dhe Klevis Xhoxhi.

Sa i përket Partisë Demokratike është propozuar edhe Oerd Bylykbash, nënkryetarin e zgjedhur nga PD, që drejtohet nga Sali Berisha. Anëtarët e tjerët janë Grida Duma, Dashnor Sula, Kreshnik Çollaku, Lindita Metaliaj, Seladin Jakupllari, Ervin Salianji, Eralda Bano.

 

Fraksion.com