AktualitetTë fundit

Lajm “i keq”: Mbërrijnë në Shqipëri 10 makina të tjera inteligjente, Çuçi: Janë të pajisura me kamera dhe sistem-radari

Mbërrijnë në Shqipëri 10 makina të tjera inteligjente, që do të vendosen në rrugët e vendit për të kontrolluar sigurinë rrugore dhe për të kapur shoferët problematikë.

Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha mes të tjerash se “Janë makina super-inteligjente dhe ky është një hap tjetër kundër modernizimit të sigurisë rrugore”.

Postimi në “Facebook” i ministrit:

Siguria rrugore në fokus🚔
10 makina të reja inteligjente i shtohen flotës së Policisë së Shtetit përmes projektit të ARRSH dhe Bankës Botërore për rritjen e sigurisë rrugore. Makinat janë të pajisura me kamera dhe sistem- radarin për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit.

 

Fraksion.com