AktualitetPolitikëTë fundit

“Kundërshtarët janë me Beogradin”; Ngjela: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se qendra e shqiptarisë është Tirana

Avokati Spartak Ngjela tha se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se qendra e gravitetit të shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi.

Me anë të një statusi në Facebook Ngjela shkruan se kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin.

“Kush punon për bashkim kombëtar, duhet ta ketë të qartë në mendje se Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Etnike.

Kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin.”, shkruan Ngjela.

Postimi:

Për interesin kombëtar.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se:

Qendra e gravitetit të shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi.

Të gjitha idetë e tjera, që dalin jashtë këtij gjykimi, janë kundër interesit kombëtar.

Kush punon për bashkim kombëtar, duhet ta ketë të qartë në mendje se Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Etnike.

Kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin.

Pse sot nuk po punohet politikisht për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë?

Sepse gjithçka pengohet nga Beogeadi me veglat e tij në Tiranë dhe në Prishtinë.

Këtë duhet ta dinë mirë: edhe Rama, edhe Osmani dhe, edhe Kurti.

Jam i bindur se, ardhja e presidentit të ri në Tiranë, do ta rigjallërojë juridikisht dhe politikisht doktrinën e re të  bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë.

 

Fraksion.com