KPK pezullon për një vit nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi sot të pezullojë nga detyra për një vit prokurorin e Tiranës Gjergji Tako, pas problemeve të konstatuara në kriterin profesional, si dhe detyrimin e tij për të ndjekur programin e Shkollës së Magjistraturës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për Gjergji Tako, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia, Etleda Çiftja pasi analizoi provat dhe fakte vendosi: Pezullimin nga detyra për një vit prokurorin e Tiranës Gjergji Tako dhe detyrimin e tij për të ndjekur programin e Shkollës së Magjistraturës.
Gjergji Tako përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjës. Prej vitit 2007, Tako e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.
Fraksion.com