AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Bashkitë po abuzojnë”; Rama: Problemet me ujin gangrenë

Kryeministri Edi Rama u tha kryebashkiakëve se problemet me ujin janë kthyer në gangrenë.

“Për të ardhur te një tjetër gangrenë uji. Pse duhet të vazhdojmë të ballafaqohemi si qeveri me mangësira deri serioze për ujin në kushtet kur bashkitë në një pjesë të konsiderueshme të tyren nuk bëjnë detyrën por bashkëjetojnë me thellimin borxheve me abuzimin me këtë bashki. Kjo pasuri nuk shkon aty ku duhet ët shkojë dhe nuk prodhon asgjë tjetër përveçse borxhe”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakët për shërbimet online. Rama tha se ka ardhur koha që këto shërbime duhet të kthehen online.

“Pastrimi, transporti që janë shërbime jo të lehta për tu organizuar. Në të gjitha këto kemi mundësi të shikojmë që nuk po flasim për gjëra që janë të pabëshme që askush nuk i ka bërë. Përkundrazi pse duhet të jetë qeveri kampin në digjitalizim, pse të mos jenë bashkitë. Në të gjithë botën ndodh e kundërta, sektori privat, pushteti vendor dhe pastaj qeveria qendrore. Këtu qeveria qendrore i ka bërë revolucion me shërbimet. Ka kuptim që shërbimet bashkiake të jepen me letra dhe të mos jenë online. Të jenë të prapambetur ndërkohë që jeni ju të parët që duhet ët jeni personat më interesuar. Pse duhet që qeveria ta ketë nivelin e përgjigjeve ndaj ankesave të qytetarët mbi 90% qeveria, bashkitë ta kenë nën 30% mesataren”, tha Rama.

 

Fraksion.com