Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse: Kush është avokati që nxori nga burgu Kasandër Nogën, lidhja me Nuredin Dumanin
Gazetari Artan Hoxha zbardhi detaje tronditëse nga hasmëria 20-vejçare mes familjes së Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbelliut, i cili vijoi së fundmi edhe me atentatin ndaj këtij të fundit.
I ftuar në Abc Live, Hoxha tha se familjet kanë vite që përplaset me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një numër të madh viktimash deri më tani.
“Të dy ata, Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu kanë qenë në burg për një kohë të gjatë dhe dolën më pas nga burgu. Duket se Kasandër Noga ka shkuar më pas në Belgjikë për të vrarë Erion Hasanbelliun”, tha Hoxha duke theksuar se avokati që mbrojti Nogën duke e nxjerrë më pas në liri me kusht ishte pikërisht Alban Bengasi.
Ky i fundit përmendet nga Nuredin Dumani në dëshminë e tij për prokurorët e SPAK, ku sipas tij, kishte porositur vrasjen e ish-bashkëshortes, Blerta Ruçi.
Siç dëshmon Dumani, fillimisht avokati kërkoi dhunimin e saj duke i thyer një krah ose një dorë, më pas kaloi më tej duke i ofruar atij 120 mijë euro për ta vrarë, pasi sipas tij e kishe tradhtuar.
Dumani thotë se nuk e kishte pranuar këtë ofertë, por Alban Bengasi i kishte thënë se nëse nuk e merrte ai, “punën” do t’ia jepte Gjergj Cukalit, i njohur ndryshe edhe si “I forti Myslym Shyrit”.
Sipas Dumanit, avokati Bengasi u kishte thënë që të mos shqetësoheshin se askush në polici nuk do të hapte çështje për rrahjen e ish-gruas së tij. Siç thekson SPAK në dosje, vërtetë policia nuk e regjistroi denoncimin e Blerta Ruçit për dhunën ndaj saj.
Më poshtë, sjellim përmbajtjen e dosjes dhe rrëfimin e Nuredin Dumanit në lidhje me ngjarjen në fjalë:
Lidhur me faktin penal të dhunës në familje ndaj shtetases Blerta Bengasi.
Fraksion.com