AktualitetTë fundit

Si u zbulua punishtja ku modifikoheshin armë në Yzberisht: Policia mbajti nën vëzhgim një prej…

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me depon e armëve që u zbulua në Yzberisht, ku u gjet edhe arsenal municionesh.

Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë bazën të vendosur në një vilë tre katëshe në Kodër Mezez pas mbajtjes në përgjim të një prej të arrestuarve.

Policia ka mbajtur nën vëzhgim Dorian Kalon, pasi dyshonin se merrej me aktivitet kriminal.

Pas ndjekjes mësohet se policia ka rënë në gjurmët e punishtes ku modifikoheshin armët në banesën e Elvis Bakallit 30-vjeç në Kodër-Mëzez në Tiranë.

“Policia kishte në përgjim Dorian Kalon, 45 vjeç, një person me precedentë dhe ka arritur të zbulojë bazën. Ky aktivitet kriminal ushtrohej prej kohësh në këtë zonë. Armët që prodhoheshin dhe modifikoheshin në këtë bazë mund të jenë përdorur në krime.
Kalo është përmendur në dëshminë e Enver Jamakut si personi që i siguronte armët”.

 

Fraksion.com