AktualitetTë fundit

Punishte për modifikim armësh në Mëzez: Bliheshin nga grupet kriminale në vend, në pranga dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për arsenalin e armëve të gjetur në një banesë në Mëzez të Tiranës.

Shtëpia ku u gjetën armët kishte edhe një punishte për modifikimin e tyre, e cila rezulton në pronësi të Elvis Bakallit, njërit prej të arrestuarve. Bashkë me të ra në pranga edhe një person tjetër Dorian Kalo.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se në këtë banesë jetojnë vetëm një çift bashkëshortësh.

Zonja e shtëpisë tha për “Top Channel”, se policia ka shkuar ditën e djeshme për kontroll në shtëpi dhe kanë gjetur diçka të vogël, të cilën ajo nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpinë e saj.

“Policia erdhi bëri kontroll dje. Gjeti diçka të vogël. Unë s’i kisha parë më parë ato në shtëpinë time”, tha gruaja.

 

Fraksion.com