“Rama më përmendi emrin”; Noka kërkon fjalën: Jeni mësuar të përkëdheleni…Nikolla i mbyll mikrofonin: E kishte për ‘flamurin’, jo me ju
Noka: Kërkoj replikë
Nikolla: S’ju përmendi fare, e kishte me Flamurin, jo emrin tuaj personal.
Noka: Mbani veshët hapur, përmendi emrin zotëria. E shoh se këtu ka një sikronizimin për të përkëdhelur ty nga të dyja palët, por shqiptarëve s’ju intereson se kshu ju përkëdhel më shumë më fjalë, Rama apo Alibeja. S’kanë nevojë për të parë tango dyshe, se kanë dhe ku zhvillohen. Je drejtuese seance apo kukull që të kanë vendosur aty?
Noka: Nuk është për procedurë
Nikolla: Unë nuk jam kukull. Jam kryetare dhe kam detyrim të respektoj rregulloren, nuk më drejton njeri…Ato komente bëja ndonjë shoqes tuaj. E ndërpreva fjalën se nuk është procedurë, po komentoni. Komentet nuk janë procedurë.
Noka: Jo nuk vijojmë. Dua fjalën
Nikolla: Do vijojmë se për reciprocitet mori fjalën Alibaej. Ju nuk po flisni për procedurë
Noka: Më jepni fjalën!
Ajo që deputeti Ndoka iu referua si përmendje e emrit nga kryeministri Rama ishte momenti kur Rama i është përgjigjur opozitës për çështjen e korrupsionit duke i kujtuar sërish se Sali Berisha është i shpallur non grata nga DASH, ndaj nuk mund të flasin për të. Kryeministri tha se e ka me “flamurin e lëvizjes së madhe demokratike”, jo Flamur Nokën.
“Duke qenë se i referoheni në mënyrë të vazhdueshme do ju sugjeroja që të mos e harroni flamurin tuaj, jo Nokën. E kam me flamurin e lëvizjes suaj të madhe demokratike, e keni të arkivuar me një vulë sipër, non grata. Deh për çfarë, për korrupsion të çfarë natyre, madhor. Dhe jo nga KLSH, por nga DASH. Kështu që këto nuk duhen harruar, as e para, as e dyta, për ta vënë në perspektivë çdo debat e çdo ballafaqim. Qeveria nuk lufton këtë apo atë.
Përsëri vini tek i njëjti gabim, tek i njëjti gabim. Unë jam një njeri që i respektoj njerëzit dhe faktet, nuk merrem me llafe, thashetheme dhe baltë. Gjyqet e shtrigave i bëni ju, nuk ka asnjë problem dhe prandaj jeni viktima të gjyqit më të madh të shtrigave që ka ndodhur në këtë vend pas 1990. Juve po ju ndodh ajo që keni merituar. Prisni se ka akoma, nuk kemi mbaruar dhe deri në fund e meritoni dhe deri në fund do ju ndodhë”, tha Rama.
Fraksion.com