AktualitetPolitikëTë fundit

Incidenti në Kuvend, Rama i “rrëmben” fjalën Nikollës. Kryetarja e Kuvendit: Një minutë ju lutem

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla rezistoi për disa momente për të mos i dhënë fjalën kryeministrit Rama jashtë procedurës, por në fund kreu i Qeverisë fitoi sërish.

Rama kërkoi ti përgjigjej deputetes së PD-së, Jorida Tabaku lidhur me akuzat e saj për krizën ekonomike, por sipas Nikollës kjo pikë e rendit të ditës tani kishte përfunduar.

Pasi u ngrit dhe u ul dy herë, Rama përdori “procedurën” për të marrë fjalën, çka e detyroi Nikollën kësaj here tia jepte fjalën.

Pas fjalimit të Tabakut Rama ngrihet për të marrë fjalën.

Nikolla: Jo jo zoti Kryeministër, nuk kemi kaluar ende te pika tjetër.

Alibeaj kërkon që Rama të mos e marrë fjalën.

Nikolla: Zoti Petrit Vasili nuk është, është tërhequr nga fjala. Kalojmë te pika tjetër e rendit të ditës.

Rama ngrihet sërish të marrë fjalën.

Nikolla: Zoti Kryeministër një minutë. Ju lutem. E prezanton nismëtari që është zoti…

Rama: Do flas për procedurë.

Nikolla: Ok. Fjala për procedurë kryeministrit.

Rama: E kam për procedurë sepse zonja Tabaku kaloi nga domatet te dekriminalizimi, kalim nga tema.

 

Fraksion.com