AktualitetBota+Të fundit

Çfarë i tha Macron në vesh Zelenskyt?; Fotoja që ‘mori dhenë’…

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministri Italisë, Mario Draghi, kanë zhvilluar një takim me Presidentin ukrainas, Zelensky në Kiev.

Një fotografi e Zelenskyt me presidentin Macron, të cilët duken shumë të afërt gjatë takimit të parë që kur ka nisur lufta në Ukrainë, është bërë virale në rrjetet sociale, raportoi Sky News.

Në foto, Macroni duket sikur është duke i folur në vesh Zelenskyt, ndonëse siç është raportuar, ai vetëm është afruar që ta përqafojë homologun e tij ukrainas.

Zelensky ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me secilin prej tre liderëve në muajt e fundit, duke i akuzuar ata se nuk po mbajnë qëndrim të ashpër ndaj Rusisë.

Megjithatë, udhëtimi i tyre në Kiev shihet si një mundësi për të treguar unitet dhe mbështetje për Ukrainën.

 

Fraksion.com