AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Michel: Kosova duhet të fokusohet në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, tha në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë hapa përpara për zbatimin e marrëveshjeve që kanë rënë dakord në të kaluarën.  

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, tha në Prishtinë se institucionet e Kosovës duhet të fokusohen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën.

“Të dyja palët duhet të përparojnë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara”, tha Michel pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Që nga viti 2011 kur Kosova dhe Serbia nisën dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë nënshkruar plot 33 marrëveshje, e që pjesa më e madhe  e tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se “është mirë që Kosova t’u bashkohet nismave rajonale dhe të implementojë të gjitha agjendat për një treg të përbashkët rajonal”.

“Ne patëm mundësinë që të diskutojmë marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës. Ballkani Perëndimor është prioritet strategjik, dhe mirëpresim fokusin e juaj në implementimin e reformave në sundimin e ligjit”, tha Michel.

EU Kosovo Charles Michel und Vjosa Osmani in PristinaCharles Michel dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ana e saj, tha se “Kosova është e përkushtuar në procesin e dialogut me Serbinë si palë konstruktive”.

“Për Kosovën, dialogu nuk është vetëm kërkesë nga ndërkombëtarët por proces jetik”, tha presidentja duke shtuar se “që të arrihen rezultate konkrete në procesin e dialogut, edhe Serbia duhet ta njohë realitetin”.

Në takimet që Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, zhvilloi me presidenten Vjosa osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, u fol edhe cështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kemi folur edhe për liberalizimin e vizave, kam dëgjuar argumentet me kujdes. E dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një në këtë çështje”, tha Charles Michel president i Këshiliit Evropian./dw

 

Fraksion.com