Trump i konsideron hetimet për dhunën në Kongres si “gjyq kangurësh”
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka konsideruar hetimin për dhunën në Kongres vitin e kaluar si “gjykatë kangurësh”.
Në deklaratën e tij 12-faqëshe, ai ka thënë se hetimet synojnë të heqin vëmendjen e amerikanëve nga qeverisja katastrofale e demokratëve.
Komentet e tij kanë ardhur pasi një komitet i Kongresit ka mbajtur dy seanca, në të cilat Trump është akuzuar për tentime për puç, ashtu që të mbetet në pushtet.
Paneli ka bërë të ditura hollësi edhe për ndasitë që kanë ekzistuar mes ndihmësve të Trumpit, nëse duhet pranuar humbjen e tij në zgjedhje.
Mbështetësit e Trumpit kanë hyrë në ndërtesën e Kongresit më 6 janar 2021, për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit nga radhët e demokratëve.
Një hetim i ndarë penal ka rezultuar me më shumë se 800 arrestime në gati secilin shtet amerikan.
“Shtatëmbëdhjetë muaj pas ngjarjeve të 6 janarit, demokratët nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje”, ka thënë Trump në deklaratën e tij.
Komiteti i Kongresit është duke synuar të tregojë se pretendimet e Trumpit për mashtrime me vota, kanë çuar në sulmet kundër ndërtesës së Kongresit.
Në pjesën më të madhe të deklaratës, Trump ka përsëritur sërish supozimet e tij për mashtrime me vota në zgjedhjet presidenciale.
Prej zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2020, disa raste për dyshime me vota janë ndjekur edhe ligjërisht, mirëpo në asnjërën prej tyre nuk është vërtetuar diçka që bie në favor të Bidenit.
Fraksion.com