AktualitetTë fundit

“Tropojë, Pukë, Mat, Kurbin, Krujë, Kavajë, Lushnje, Përmet, Pogradec…” qytetet që mbeten pa gjykata

Këshilli i Lartë Gjyqësoe ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave.

Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Kujtojmë se avokatët janë përfshirë në një grevë katër ditore kundër miratimit të hartës së re gjyqësore.  Protesta nisi sot në të gjithë vendin pas thirrjes së një dite më parë për bojkot të seancave gjyqësore nga Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia.

Protesta janë zhvilluar në Lezhë, Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër, Korçë dhe Pogradec.

Një ditë më parë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se, në hartën e re gjyqësore janë reflektuar kërkesat e avokatëve, si dhe u ka bërë atyre thirrje atyre të reflektojnë.

 

Fraksion.com