AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sot viziton Holandën, nesër thërret ministrat e mbrojtjes në Bruksel

Sot më 14 qershor 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, viziton Holandën.

Ai do të marrë pjesë në një darkë pune të bashkëorganizuar nga Kryeministri i Holandës, z. Mark Rutte dhe kryeministrjen e Danimarkës, znj. Mette Frederiksen në Catshuis, në Hagë.

Pjesëmarrësit e tjerë janë presidenti rumun Klaus Iohannis, kryeministri belg Alexander de Croo, kryeministri polak Mateusz Morawiecki, kryeministri portugez António Costa dhe kryeministri letonez Krišjānis Karinš.

Kurse nesër në datën 15 qershor,  Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC), do të takohet në nivel të ministrave të Mbrojtjes, ku takimi do të zhvillohet  përgjatë 2 ditëve  (15-16 qershor) në selinë e NATO-s në Bruksel. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi do të nisë me një darkë pune më 15 qershor, ku janë të ftuar partnerët Finlanda, Gjeorgjia, Suedia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian. Kjo seancë nuk do të jetë e hapur për media. Më 16 qershor do të ketë dy seanca me ministrat aleatë.

Sekretari i Përgjithshëm do të informojë mediat në të dyja ditët.

Një takim i veçantë i Grupit të Kontaktit të Ukrainës, i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, do të zhvillohet në selinë e NATO-s më 15 qershor.

 

Fraksion.com