L.A po transportonte 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Gjirokastër
Një 24-vjeçar me iniciale L. A., banues në Shkodër është arrestuar pasi po transportonte 26 emigrantë të paligjshëm.
I riu po i transportonte emigrantët me një automjet tip furgon, nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Gjatë operacionit policor i koduar “ROAD GUARD 24” në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Fraksion.com