AktualitetTë fundit

I bëri atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë duke e qëlluar me 6 plumba, kapet në Vjenë Kasandro Noga

Kasandër Noga 44-vjeçari shqiptar që i bëri atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë është arrestuar nga autoritetet austriake në Vjenë.

Lajmi bëhet me dije nga burime për gazetaren e Panorama.al Nikoleta Kovaçi. Autori dhe i plagosuri janë përfshirë në një sagë përplasjesh për të paktën 20 vite me radhë.

Pikërisht rreth 20 vite më parë, Noga me mikun e tij Julian Çelën akuzohen se hynë në spitalin e reanimacionit ku ishte i shtruar babai i Erion Hasanbelliut, Aqif Hasanbelliu bashkë me një person tjetër dhe pasi u hoqën serumet qëlluan drejt tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Një vit më vonë Hasanbelliu me shokun e vëllait të tij qëlluan drejt Nogës dhe mikut të tij Çelës në Belgjikë duke e lënë të vrarë këtë të fundit. Ndërkohë vetë Noga i mbijetoi këtij sulmi.

Si ndodhi ngjarja pak ditë më parë

Noga dyshohet se ka qëlluar para hyrjes së hotelit Adolphe Maxlaan në Bruksel, në drejtim të 43-vjeçarit.

Sipas dëshmitarëve ai erdhi nga hiçi duke hapur zjarr ndaj Hasanbelliut. Prokurori publik në Bruksel thotë se Hasanbelliu ka marrë gjashtë plumba dhe tashmë është në rrezik për jetën.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com