AktualitetTë fundit

Harta e re gjyqësore; Avokatët në Lushnje varin pelerinën e zezë në kangjellat e gjykatës! Qytetarja në protestë: S’kam lekë të shkoj deri në Fier

Ditën e sotme ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përvec atyre ku jepen masat e sigurisë.

Dhoma e avokatisë Lushnje i ka bërë thirrje edhe shoqërisë civile të protestojë kundër hartës së re gjyqësore. Në protestë avokatët varën pelerinën e zezë në kangjellat e gjykatës së shkallës së parë Lushnje e cila do të transferohet në Fier.

Kreu i dhomës së avokatëve Lushnje, Kozma Jano kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

Edhe kreu i PD Lushnje zoti Edi Sharka i shpreh se mbështesin avokatët kundër hartës së re të ministrisë .

Edhe kryetari i federatës së shoqatave Lushnja, durim Meta i shpreh në mbështetje të kauzës së avokatëve. Një qytetare që protestoi me avokatët tha se nuk ka para të ndjekë gjyqet në Fier dhe i ka bërë thirrje ministrisë dhe kryetares së KLD ta rishikojë.

Nga ana e tij deputeti Sajmir Korreshi si ish avokat është shprehur se mbështet deri në fund kauzën e avokatëve.

Kujtojmë se kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia tha se nëse ndonjë prej avokatëve nuk i bindet urdhrit për bojkot, do të merren masa deri në heqje të licensës. Këto seanca nuk janë bllokuar as nga grevat e mëparshme.

Vetëm në gjykatat e Tiranës, GJKKO, Dhoma Penale, Civile, Apeli Tiranë dhe Administrative janë planifikuar të zhvillohen 215 procese gjyqësore të cilat nisin prej orës 08:00 deri në 15:30. Në të gjithë vendin janë pezulluar rreth 460 çështje gjyqësore gjatë ditës së sotme ndërsa numri pritet të rritet pasi bojkoti do të vijojë për tre ditë.

Ndërkohë një ditë më parë, Ulsi Manja i kërkoi të heqin dorë nga bojkoti duke deklaruar se kërkesat e avokatëve janë marrë parasysh dhe ky bojkot është i pakuptimtë.

Report Tv mëson se Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

 

Fraksion.com