Arrestimi i ish-kryebashkiakut Kajmaku me 20 kg kokainë, reagon për herë të parë PS: Sa herë që ligji funksionon mbi këdo…
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për herë të parë për arrestimin e ish-kryebashkiakut të PS-së, Agim Kajmakut me 20 kg kokainë në Itali.
I pyetur nga gazetarët Balla është shprehur shumë shkurt, duke theksuar se PS kërkon që “ligji të godasë mbi këdo”.
“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo ,PS përshëndet veprimet e organeve të drejtësisë. Ky është qëndrim i qartë i yni që s’bën dallim për askënd. Ligji duhet të godasë mbi këdo.
I pyetur gjithashtu nëse Partia Socialiste i filtron apo jo përfaqësuesit që zgjedh t’i paraqesë shqiptarëve në fushata, Balla tha se “personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni dhe përfaqësimi nga PS dhe është humbje kohe të diskutojmë për këtë çështje”.
Fraksion.com