Pekini teston miliona banorë pas shpërthimit të ri të COVID-19
Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin kanë rritur të hënën përpjekjet për të penguar përhapjen e koronavirusit, pas identifikimit të një shpërthimi të ri në një bar të njohur për pije të lira alkoolike dhe turma të mëdha.
Shpërthimi i ri, i së paku 200 rasteve që lidhen me këtë bar – i cili është rihapur javën e kaluar pas kufizimeve për pandeminë – tregon sa e vështirë do të jetë për Kinën të zbatojë politikën e “zero-rasteve me COVID”, teksa pjesa më e madhe e botës është duke tentuar të mësohet që të jetojë me virusin.
Çaojang, rajoni më i madh i Pekinit – ku gjendet bari – ka nisur të hënën testimin masiv të 3.5 milionë banorëve.
Sipas dëshmitarëve, nëpër lagje janë instaluar barriera të mëdha metalike dhe punëtorët shëndetësorë janë parë duke dezinfektuar të gjitha ambientet.
Shpërthimet e reja me koronavirus janë duke rritur shqetësimet për ekonominë e Kinës dhe ndikimin në botë.
Ky shtet është ende duke marrë veten pas izolimit dymujor në Shangai, qytetit më komercial kinez.
Fraksion.com