“Atentat me bombë të telekomanduar”; Makina shpërtheu në flakë pranë TEG-ut duke vrarë të riun
27-vjecari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtune si pasojë e një atentati mafioz, në autostradën Sauk-TEG.
Krimi i tmerrshëm ka ndodhur, në afërsi të TEG-ut, ku automjeti tip “Wolksvagen”, me targa A… 077 PO, drejtohej nga shtetasi Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Berati.
Automjeti ka shpërthyer në flakë nga vendosja më parë e një sasie lënde eksplozive, sipas hetimeve të para, e komanduar në distancë. Bomba është aktivizuar gjatë lëvizjes së mjetit që drejtohej nga Sadikaj.
Personat ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën e përparme të makinës me të cilën i riu po udhëtonte i vetëm. Dyshohet se shpërthimi të jetë telekomanduar në distancë, ndërsa si pasojë e plagëve, 27-vjecari Sadikaj, humbi jetën, në spital.
I tëri mjeti u përfshi nga flakët, ndërsa shtëllunga tymi të zinj, mbuluan zonën. 27-vjecari është nxjerrë I gjallë nga makina, dhe ndihma e parë I është dhënë nga kalimtarë të rastit. Si pasojë e shpërthimit të fortë në makinë, të riut iu këputën gjymtyrët.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por ka ndërruar jetë nga plagët fatale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Fraksion.com