AktualitetTë fundit

Vila, makina luksoze, godina e truall; Sekuestrohet pasuria e supergrabitësit Gentian Sharra, i arrestuar pas dëshmisë së Dumanit

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i një ditë me parë në Elbasan.

Me kërkesë të Prokurorisë janë sekuestruar disa pasuri të Gentian Sharrës, pas cilit lidhen një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas. Gentian Sharra u arrestua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit i cili u kthye në të penduarin e drejtësisë, duke rrëfyer një seri vrasjes.

Lidhur me operacionin Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Ardian Çipa, së bashku me prokurorin e Rrethit Gjyqësor Elbasan Kreshnik Ajazi dhe prokurorin e çështjes Xhelian Seferi, dhanë detaje për finalizimin e operacionit policor të koduar “Illegal assets”. Pasuria e sekuestruar në pronësi të supergrabitësit Sharra e babait të tij, arrin në vlerën e 5 mln eurove.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan:

-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;

-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2  dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2,  në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 3533  m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë  me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2  dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.

Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

 

Fraksion.com