AktualitetPolitikëTë fundit

“Urdhëroi deputetët që mos të firmosnin për ‘Investimet Strategjike’”, Berisha i përgjigjet Bardhit: S’do jetë e largët dita kur të kuptohet qëllimi i tij

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave që bëri dje deputeti Gazment Bardhi, ku ky i fundit tha se ish-kryeministri kishte urdhëruar demokratët që mos të firmosnin për ngritjen e komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

Kërkesa në fjalë u rrëzua dje në Kuvend. Berisha në një konferencë për mediat tha se këto ishin trillime.

Të besosh trillimet e Gazment Bashës është sikur të besosh Lulzim Bashën. Njësoj! Nuk bllokojmë ne, por mund t’ju them se Ali Basha dhe Gaz Basha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Ramës. Mbajeni mend këtë që ju them. S’do jetë e largët dita kur të kuptohet qëllimi i këtyre”, tha Berisha.

 

Fraksion.com