Ministeriali i SEECP në Selanik, Xhaçka takim me Tanja Fajon
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka u takua sot me zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon.
Xhaçka theksoi se Tanja Fajon është mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Fillim i mbarë i ditës me zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon, një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE. Mirënjohje për përpjekjen e saj të palodhshme dhe optimizmin për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”, u shpreh Xhaçka.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Greqi për të marrë pjesë në ministerialin e SEECP që mbahet sot në Selanik.
Fraksion.com