Kancelari Scholz për vizat: Angazhohemi që liberalizimi të vijë sa më shpejt
Kancelari Olaf Scholz në konferencën për media së bashku me kryeministrin Kurti përsëriti edhe njëherë angazhiin e qeverisë së tij për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Scholz tha se për ta hequr regjimin e vizave për Kosovës flasin me të gjithë partnerët evropianë që edhe ata të binden se një gjë e tillë duhet të ndodhë .
“Unë e kam thënë edhe më herët ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi që kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët në Evropë dhe ata të binden siç jemi bindur ne që moti”, tha Scholz.
Kancelari Scholz në takimin në Berlin që e pati para një muaji me kryeministrin Kurti ka thënë poasht se qeveria e tij e ka në agjendë të qeverisë liberalizmin e vizave për Kosovën.
“Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje me Bashkimin Europian në biseda me partnerët”, tha kancelari./Gazeta Express
Fraksion.com