AktualitetRajoniTë fundit

Itali, arratisen nga burgu i Trevisos tre shqiptarët! Prenë hekurat dhe zbritën me çarçafë! 2 kapen pas ndjekjes! Në arrati Edison Pula,

Tre të dënuar me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali. Ata kishin bërë gati planin dhe rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm (9 qershor), prenë hekurat e qelisë ku po vuanin dënimin dhe zbritën me çarçafë.

Skena e arratisjes së tyre është e ngjashme me atë të filmit vizatimor “The Dalton Brothers”. Për dy prej shqiptarëve, liria zgjati shumë pak pasi u kapën menjëherë nga policia italiane, ndërsa tjetri arriti të humbiste gjurmët. Ai është identifikuar si Edison Pula, 27 vjeç.

Pula, anëtar i bandës së Niklës, u arrestua në shkurt të këtij viti në qendrën tregtare Emisfero di Silea. Ai ishte pjesë e bandës së grabitjes së shtëpive mes Trevisos dhe Bellunos. Ai është një nga të dyshuarit për grabitjen e biznesmenit Giancarlo Miotto në Mogliano Veneto.

Kush është Edison Pula, në kërkim në Shqipëri

Edison Pula, ‘mjeshtër i arratisjes’ ishte i dënuar me burg për vrasje, grabitje dhe trafik droge. Ai ishte ndaluar me urdhër-arrest për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë. I riu është mjeshtër i arratisjes pasi në vitin 2016 u arratis nga burgu në Komisariatin e Krujës duke kapërcyer murin rrethues.

Pula arriti që të shtynte policët duke u shpëtuar në momentin që zbriti nga fugoni, teksa po futej në dhomën e izolimit. Edison Pula ka qenë i dënuar për vrasje e mbetur në tentativë, vendosje eksplozivi dhe vjedhje me dhunë si dhe për atentatin e mbetur në tentativë ndaj mikut të Enver Stafukës, Gentjan Bejtja.

1654844519_pula.jpg

 

Fraksion.com