AktualitetTë fundit

Del videoja e arratisje spektakolare të shqiptarëve nga burgu i Italisë

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e një arratisje spektakolare të tre shqiptarëve nga burgu i Trevisos në Itali.

Në video shihet momenti kur tre shqiptarët vrapojnë në një fushë të gjelbërt pranë burgut, pasi më herët kishin prerë me sharrë hekuri, hekurat e dritares në qelinë e tyre.

Ndërkohë mësohet se dy prej të arratisurve janë ndaluar nga policia italiane dhe i vetmi që mbetet ende i lirë është anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula.

 

Fraksion.com