Begaj “shpall” non grata Berishën dhe Metën; Presidenti i zgjedhur i përjashton nga takimi me…
Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj zhvilloi dje një takim me tre nga paraardhës të tij.
Zoti Begaj, u këshillua nga paraardhësit e tij para se te ulet në poltronin e kreut te shtetit.
Gjeneral Begaj duket se ka zgjedhur te ketë si model në detyrën e tij të re, tre ish-presidentët Rexhep Mejdani, Bamir Topi dhe Alfred Moisu, i cili pak ditë më parë i dhuroi edhe librin e tij me kujtime mes “Nanos dhe Berishës”, ndërsa ka munguar një takim i tille me ish-Presidentin Sali Berisha.
“Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme. Por, mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Eshtë një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë.”, mësohet të ketë thënë Begaj gjatë bisedës të zhvilluar në Pallatin e Bigradave.
Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, e merr zyrtarisht detyren e kreut te shtetit në 24 korrik duke pasuar ne kete post Ilir Meten.
Fraksion.com