AktualitetPolitikëTë fundit

“Vizita e Lavrov nuk është spontane”; Mediu: Çdo nismë ballkanike duhet të frenojë aksesin e Rusisë dhe Kinës në rajon

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në fjalën e tij në Kuvend duke ju referuar Open Balkan, tha se çdo nismë duhet të frenojë aksesin e Rusisë dhe Kinë në rajon, pasi përndryshe kemi vënë në diskutim interesin tonë si shqiptarë dhe sigurinë kombëtare.

“Europa po merr masa për të përballua krizën e luftës. Ato po marrin masa duke hequr taksa, ndërsa në Shqipëri jo. Duhet të bëhet 0 taksa për produktet e shportës. TVSH e imputeve bujqësore të bëhet 0. Kemi taksat më të larta në rajon dhe këto do të nxisin vetëm kontrabandë. Konflikti në Ukrainë ka nënvizuar rëndësinë që SHBA dhe Evropa të jenë bashkë.

Nëse për 30 vite kemi besuar tek dialogu, mendoj se si vend i NATO-s veprimet tona duhet të kenë bazë interesin tonë kombëtar.

Çdo nismë ballkanike duhet të frenojë aksesin e Rusisë dhe Kinës në rajon përndryshe kemi vënë në diskutim interesin tonë si shqiptarë dhe sigurinë kombëtare. Vizita e Lavrov nuk është spontane. Të nderuar kolegë, dua të theksoj se ky bashkëpunim do të ketë vlerë nëse do të monitorohet nga BE dhe SHBA. Serbia duhet të njohe krimet në ish-Jugosllavi.”, tha Mediu.

 

Fraksion.com