“Shkrumbohet” nga flakët ishulli i VIP-ave, mbi 140 zjarrfikës e 17 avionë angazhohen të shuajnë zjarrin (FOTO)
shulli ekzotik spanjoll i Marbella-s është vendosur nën pushtetin e flakëve, me banorët e dhjetëra fshatrave që janë evakuuar nga forcat zjarrfikëse.
Sipas mediave 3,000 njerëz janë evakuuar deri më tani dhe shumë të tjerë të detyruar të flenë gjatë natës në makinat e tyre.
Ndërkohë, rreth 140 zjarrfikës, gjashtë kamionë zjarrfikës dhe 17 avionë dhe helikopterë janë vendosur në gatishmëri për t’u angazhuar në luftën me zjarret.
Zjarret masive kanë goditur edhe plazhin e famshëm te Costa del Sol, ndërsa ushtria është futur gjithashtu për të ndihmuar zjarrfikësit për të luftuar zjarrin, i cili tashmë ka djegur rreth 5,000 hektarë tokë.
I gjithë fshati Benahavis dhe shumë zona përreth janë evakuuar nga policët, duke përfshirë Montemayor, një zonë e njohur për shtëpitë e pushimit. Evakuimi i detyruar mendohet të ketë prekur edhe Torre Tremores, shtëpia e pushimit në periferi të Benahavis ku kryeministri britanik Boris Johnson qëndroi vitin e kaluar në një festë familjare.
Garda Civile spanjolle konfirmoi se e vetmja rrugë për në fshat nga bregu ishte mbyllur pasi oficerët qarkulluan me altoparlantë dhe urdhëruan të gjithë të dilnin nga shtëpitë dhe hotelet e tyre. Të paktën tre zjarrfikës janë lënduar në operacionin për të shuar flakët, me një prej tyre që pësoi 25 për qind djegie në të gjithë trupin.
Hotelet në zonën nën kërcënim janë evakuuar gjithashtu, me fotot që tregojnë Gardën Civile duke orientuar turistët.
Fraksion.com