“Nuk mer pjesë në Open Balkan”; Albin Kurti afrohet me Greqinë: Vlera të përbashkëta
Raportet e Kosovës me Greqinë po zbuten edhe më tej. Kështu pohoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një takimi që pati mbrëmjen e së mërkurës ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
“Marrëdhëniet e Kosovës dhe Greqisë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi që prita në darkë mbrëmë, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dendias”, -shkroi Kurti në Twitter.
Kosova e ka kërkuar prej një kohe të gjatë njohjen nga Greqia, e cila po e vonon kete proces.
Të mërkurën, Dendias në Kosovë u prit edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Kurti nga ana e tij, u takua me kryediplomatin grek pas kthimit nga një vizitë në Britaninë e Madhe.
Fraksion.com