Në pritje të fëmijës së parë, këngëtari shqiptar rrëfen si u njoh me ish-konkurrenten e “Love Story”
Vani Gjuzi është një emër i njohur në industrinë e muzikës shqiptare.
I ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit”, këngëtari ndau më të gjithë detaje interesante nga jeta e tij personale. Prej një viti e gjysëm tashmë Vani është në një lidhje me ish-konkurenten e “Love Story”, Engjëll Lengo.
Gjatë bisedës Gjuzi rrëfeu për publikun si u njoh me Engjëll, duke shprehur se në fillim ajo nuk kishte besim tek ai, por tani janë të pandarë.
“Nuk e njihja. Pashë që shumë njerëz po flisnin mirë për të. U bë sebep dikush, unë kërkova që ta takoja.
Çifti së shpejti do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë. Vani Gjuzi ndër të tjera tregoi ndjesitë e tij si baba, ku u shpreh që mezi po e priste atë moment.
“Do të tregoj një detaj që më ka bërë përshtypje. Deri para dy vitesh kur qanin kalamajt nuk duroja dot. Jo më larg se sot kur po rregullohesha, po qante një fëmijë dhe se di se pse po e shikoja, u kënaqa. Është shumë e shenjtë kjo gjëja. Por e përjetoj, mezor po e pres,”-përfundoi Vani./Panorama Plus
Fraksion.com