“Korbin mund ta bëjë kushdo!”, Balla: Jorida hajde thuaj bëra gabim; Tabaku: Edi Rama ndenji 10 orë
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend foli për rritjen e çmimeve.
Balla nuk i ka ndalur kritikat dhe akuzat ndaj opozitës, ndërsa u shpreh se rritja se çmimeve nuk ka prekur vetëm Shqipërinë.
“Jorida, është jokorrekte që të marrësh fjalën dhe të gënjesh, e the para 2 muajsh ta falëm, nuk është 80 mln dollarë paketa e rezistencës sociale, është 340, hajde thuaj bëra gabim. Ju jeni liberal, në qendër të doktrinës tuaj ideologjike. Nëse PD ka ardhur sot në sallë dhe kërkon që qeveria të heqë ,mbështetjen që i japim çdo konsumatori për energjinë elektrike dilini këtu dhe thuajeni. Ne kemi marrë përgjegjësi dhe kemi pasur diskutim të madhe mes vetes dhe rishpërndarja më e barabartë është tek fatura e energjisë elektrike. Faturën e energjisë elektrike , ministrat deputetët, gjyqtarët qe i kanë pagat më të larta ta paguajnë sa është çmimi. Implementimi i kësaj politike kërkon kohë, ju nuk e keni kuptuar çfarë ka ndodhur në botë më 24 shkurt dhe unë nuk do hezitoja të quaja fundi i globalizmit. Ai tjetri atje bëri luftë për të pushtuar të gjashtë portet ku del drithi botërore me shpresën se do ta çojë botën në uri botërore, dhe besoj se ne energjinë elektrike kemi mundur ta ruajmë njësoj. Është e pamundur ta ruajmë çmimin e karburanteve, ka shkuar atje ku nuk ka qenë. Janë rritur çmimet në të gjithë Europën dhe nuk ka një vend ku të çohet kryetarja e Komisionit të Çështjes Europiane dhe të thotë fajin e ka qeveria. I gjithë vaji i ulliri që vjen në Shqipëri vjen i parafinuar…Korbin në situata të vështira mund ta bëjë kushdo, por kjo situatë nuk na ka prek vetëm ne dhe nuk di që një opozitë tjetër në një vend normal të fajësojë qeverinë. Kur ne pranuam sistemin kapitalist kemi pranuar që janë duart e fshehta të Adam Smithit që përcaktojnë çmimin. Nuk e dija që socialistët do të sillnin kërkesë për këtë gjë dhe liberal-demokratët do të vinin me kundërshtimin e kësaj. Po ju them që historia do ju gjykojë, ura mbi Bunë është sa strategjike aq edhe me rëndësi për Shkodrën”, tha ai.
Tabaku: Fjalimin e Ballës e kam dëgjuar gjithmonë, qeveri që vetëm vjen dhe ankohet. Më 24 shkurt Edi Rama ndenji 10 orë tek Komisioni i Inceneratorëve dhe nuk dinte të jepte justifikim.
Fraksion.com