Life StyleTë fundit

Fjoralba Ponari shfaqet me flokët e rëna nga stresi

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe padyshim ato kanë qenë të shumta.

Mirëpo, më shumë vëmendje ka tërhequr njëra prej tyre, ku dikush e ka pyetur se si ka mundësi që duket kaq fresk, pa halle dhe strese.

Fjoralba është përgjigjur duke postuar një foto të saj me flokët e rënë, duke treguar stresin e madh që po kalon.

Kujtojmë që moderatorja pak kohë më parë ka humbur nënën e saj dhe ka zgjedhur të mos dorëzohet pavarësisht trishtimit të madh që po kalon.

FOTO/ Fjoralba Ponari shfaqet me flokët e rëna nga stresi

Fraksion.com