Çmimi i karburanteve ka shkuar në stratosferë, sot qytetarët fikin makinat në të njëjtën kohë
Çmimi i karburanteve ka kapur shifra rekord në Shqipëri.
Qytetarët shqiptarë kanë vendosur të protestojnë.
Në rrjetet sociale është bërë thirrje për një protestë e cila do të jetë ndryshe nga herët e kaluara.
Sot, në orën 12:00, qytetarët do të fikin makinat në mes të rrugës, kudo që të jenë. Nuk dihet se sa do të realizojë qëllimin kjo protestë, por njoftimi përmes rrjeteve është bërë një ditë më parë.
Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri. Ky çmim i afrohet ditëve të para të krizës së karburanteve që u bë shkak për protestat.
Fraksion.com