AktualitetPolitikëTë fundit

“Askush nuk është i përjetshëm…”; Zbulohet mesazhi i Begajt me ish-Presidentët

Bëhet publik mesazhi i Presidentit të ri, Bajram Begaj, dhënë sot në takimin me paraardhësit e tij, ish-Presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Rexhep Meidani.

Para marrjes zyrtarisht të detyrës si kryetar i Shtetit, Bajram Begaj  ka nisur një tur takimesh me paraardhësit e tij. Presidenti I zgjedhur, zhvilloi sot një takim me ish Presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi.

Fjala e Begajt në takimin me Moisiun, Topin e Meidanin:

Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme. Por mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Eshtë një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë.

 

Fraksion.com