AktualitetTë fundit

Aksident tragjik në Fier; Efektivi i FNSH dhe vjehrra e tij humbin jetën, në gjendje të rëndë bashkëshortja!

2 të vdekur dhe 4 të plagosur ka qenë bilanci i aksidentit tragjik në aksin Levan-Tepelenë pranë fshatit Buzmadh të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku dy automjete tip “Opel Zafira” dhe “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Mësohet se si pasojë i aksidentit kanë humbur jetën 2 persona, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Sokrat Lelaj, 54 vjeç dhe vjehrrja e tij 78-vjeçare Bylyre Salaj, ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur bashkëshortja e tij Fatbardha Lelaj 53 vjeç e cila është në gjendje kome.

Ndërkaq, burimet bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur 4 persona të tjerë, 3 prej tyre anëtarë të familjes Skëndreaj, Gerti Skënderaj 43 vjeç Gladiola Meraj 31 vjeç dhe vajza e tyre 6-vjeçare.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj,  nga Cakrani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij  ku më pas u përplas me mjetin tip ‘Ford’. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, mjetit tip ‘Opel’ është shkatërruar plotësisht ndërsa ‘Fordi’ ka përfunduar në kanal nga përplasja e fortë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.

Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L.

 

Fraksion.com