AktualitetTë fundit

Aksident tragjik në Fier, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur! 3 anëtarë të një familjeje në spital, 1 grua në koma!

Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë pranë fshatit Buzëmadh të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku dy automjete tip “Opel Zafira” dhe “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve  mësohet se si pasojë i aksidentit kanë humbur jetën 2 persona ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Tre ambulanca kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes ku janë transportuar të plagosurit drejt spitalit, ndërsa mësohet se një grua ka përfunduar në koma.

Mësohet se një drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij  ku më pas u përplas me mjetin tip ‘Ford’. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë.

Mjeit tip ‘Opel’ është shkatërruar plotësisht ndërsa ‘Fordi’ ka përfunduar në kanal nga përplasja e fortë.

 

Fraksion.com