AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Ahmetaj: 352 kompani të përfshira në procesin e Rindërtimit

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, njëkohësisht edhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin Ekonomik vlerësoi sot ecurinë e procesit të Rindërtimit, ndërsa bëri të ditur në këtë proces janë përfshirë rreth 352 kompani, 90 % e të cilave kanë më tepër se 10 vite eksperiencë në treg.

“Procesi i rindërtimit mbetet procesi më social dhe më i hapuri në raport me të gjitha investimet publike. Janë 352 kompani të përfshira në këtë proces. Më shumë se 90 % e tyre janë me eksperiencë mbi 10-vjeçare”, tha ai

Ahmetaj bëri të ditur se në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me rindërtimin, kryesish për ndërtimin e hapësirave publike në Kurbin, etj.

Ai theksoi se edhe shumë institucione publike kanë filluar të marrin investime për riparimet pas dëmtimeve nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

 

Fraksion.com