Rama: Sa më shumë afrohemi, aq më shumë arrihet paqja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës! Nuk kam asnjë dakordësi me Vuçiç
Kryeministri Edi Rama foli për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se nuk ka asnjë dakordësi me Vucic por dha mesazhin e qartë se e ardhmja është më e rëndësishme se e shkuara.
“Besoj fort se sa më shumë afrohemi, aq më shumë shanse ka të zgjidhen konfliktet, aq më shumë ka të bëhet paqja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, një temë të cilën nuk kam asnjë dakordësi me presidentin e Serbisë, por zgjidhja është shumë e thjeshtë. Ose kjo mosdakordësi të kthehet në konflikt permanent me të gjitha ato boshllëqe që pastaj mbeten në ekonominë tonë, në sigurinë tonë, ose e kundërta mund të ndodhë, afrohemi sa më shumë që të kuptojmë njëri-tjetrin dhe në fund vetë njerëzit të jenë të vetëdijshëm se e ardhmja është më e rëndësishme se e shkuara”, tha Rama.
Fraksion.com