AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Lufta në Ukrainë e bën “Ballkanin e Hapur” edhe më të domosdoshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, lufta në Ukrainë e bën “Ballkanin e Hapur” një domosdoshmëri edhe më të madhe se ç’ishte përpara sesa kjo luftë të fillonte.

Në fjalën e tij në hapjen e samitit të “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Ohër, Rama u shpreh se, “ky është një rast për të folur për “Ballkanin e Hapur” si në “Ballkanin e Hapur”. Ne nuk mund të vijmë në një takim të “Ballkanit të Hapur” dhe të flasim siç jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel. Ne duhet të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni, pa pasur frikë se nga e folura hapur ne mund të kemi më shumë probleme sesa arsye për t’u bashkuar. Përkundrazi”.

“Dua të kujtoj se ne mblidhemi sot për herë të parë në një Samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukrainë dhe dua t’u them të gjithëve se ndryshe nga çfarë disa gabimisht mendojnë, lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe se ç’ishte përpara sesa kjo luftë që i befasoi të gjithë, të fillonte”, tha Rama.

 

Fraksion.com