AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

“Kjo është nismë e jona”; Vuçiç nga Ohri: Ballkani i Hapur s’ndalet! Takimi i radhës në Beograd, Prishtina e mirëpritur

Në takimin e radhës të “Open Balkan”, zhvilluar dje dhe sot në Ohër  presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se kjo nismë nuk do të ndalet dhe marrëdhëniet mes vendeve në Ballkan duhet të përparojnë. Vuçiç propozoi që takimi i radhës të mbahet në Beograd, ndërsa ftoi edhe Prishtinën të marrë pjesë.

“Kjo është nismë e jona, njerëzve nga Ballkani atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe mund të zgjidhin vetë problemet e tyre. Cdo gjë për qytetarët tanë, s ka më të rëndësishme se ekonomia, probleme të ndërsjella nuk kemi.

Ne nuk kemi asnjë kërkesë ndaj askush vecse të jemi miq. Falenderime Varhelyi që është me ne. Kjo inciative është dicka që nuk mund të ndalet, është një ide shumë e mirë. Të gjithë janë të mirëseardhur. Dëshiroj që të përparojmë marrëdhëniet tona, të formojmë grupe pune për të lehtësuar sa më shumë, propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në fund të verës në Beograd, që të formojmë grupet e punës për të diskutuar si të tekalojmë vështirësitë në ushqime, si ti mbijetojmë dimrit.

Janë të mirëseardhur në këto marrëveshje, edhe përfaqësuesit e Prishtinës, Malit të Zi e Bosnjes. Të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta.

Unë jam krenar që kjo iniciativë, që askush nuk e ndoqi, sot nuk mund të hyje, dhe këtu s na ndalon askush. A do të na happen negociatat varet nga të tjerë, ajo që cdo herë varet nga ne është si do jetojmë me fqinjët tanë. Ne presim helikopterët për shuarjen e zjarreve, presim verë të nxehtë dhe do ndihmojmë fqinjët, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Dhe presim prej tyre ndihma të tjera. Kam dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha. Nuk e kam sindromën e faljes. Urdhëroni nëse dëshironi, jeni të mirëseardhur, i gëzohem takimit me ju.” u shpreh Vucic.

 

Fraksion.com