AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

“Hapi i parë është…”; Abazoviç në Ohër: Mbështesim çdo nismë që çon drejt progresit

Ndonëse se sqaroi pozicionin e tij para nisjes për në Ohër, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se qeveria e tij mbështet çdo nismë që premton dhe të çon drejt progresit.

Ndër të tjera Abazoviç apeloi edhe kryeministrin Kurti që të bëhet pjesë e nismës, pasi sic u shpreh ai politika e të ardhmes është politikë e respektit të ndërsjellë.

“Pavarësisht si quhet, cdo nismë që con drejt një progresi do ketë mbështetjen e Malit të ZI. Hapi i parë është të kemi dialog, kjo con drejt asaj që të mos kemi frikë nga njëri tjetri. Politikat e fundit e historisë, e mos respektimit të theksimit të konflikteve kjo na ka mbajtur këtu ku jemi. Detyra jonë është të bëjmë dicka ta ndryshojmë këtë temë. Duhet të ndryshojmë veten tonë. Brukseli sado që t’u dërgojmë kritika.

Kur keni liderë të Ballkanit që shkojnë në Bruksel e flasin kundër njëri tjetrit, krijojmë kushte për të qenë sa më larg BE. Shpresoj herën tjetër të jemi 6 shtete që do ulemi këtu e do flasim për problem të qytetarëve. Edhe mesazhi drejt BE do kuptojë se është gabim. Kjo pjesë e botës, i përket familjes europiane. Duhet të dërgojmë mesazhe optimiste, jemi mjaft pessimist për gjithcka që na ndodh këtu. Më pëlqeu ideja për ‘vijën e gjelbër’ si edhe në kohë krize të kemi një grup pune, nëse dikush mendon se mund ti plotësojë vetë nevojat, i urojmë fat, por i themi se kjo politikë nuk bën.

Ne në Ballkan meritojmë një histori që do tregojë të mirat tona.  Duhet të bëjmë ribrandim të Ballkanit Perëndimor, t’i zgjasim dorën njëri tjetrit. Jemi të interesuar edhe për sezonin e zjarreve, jemi të interesuar të kemi oferta të përbashkëta turistike. Liderët e BE janë të mirëseardhur, pres që edhe me Kurtin të flasim për nisma të përbashkëta. Politika e të ardhmes është politikë e respektit të ndërsjellë, ndaj them I keni duart e zgjatura, asnjë nismë mos e shohim si armiqësore.” u shpreh Abazoviç.

 

Fraksion.com